Bota

Video/ Lojërat Olimpike, Putin “dremit” kur parakalon Ukraina



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:56 - 05/02/22 |
Opi Nion

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka qenë i pranishëm në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore që po mbahet në Pekin.

Por,  në një video që është publikuar në mediat e huaja dhe është bërë virale në rrjet, Presidenti rus shfaqej teksa po “dremiste” gjatë ceremonisë teksa ekipi kombëtar i Ukrainës marshoi nëpër stadium.

Lideri botëror u kap nga kamera i shtrirë në karrige me sy të mbyllur teksa sportistët Ukrainas u prezantuan dhe himni i tyre kombëtar u vendos në sfond, raporton UK Independent.

Ky moment u komentua shumë në mediat botërore pasi vjen në kohën kur marrëdhëniet midis Rusisë dhe Ukrainës janë të tensionuara.  Putin ka vendosur më shumë se 100,000 trupa në kufirin e Ukrainës.

Në total në Lojërat Olimpike Dimërore morën pjesë 91 delegacione. Pjesa më e madhe e tyre kishin zgjedhurqë flamurin ta mbanin dy sportistë, një mashkull dhe një femër./Opinion.al

 

Pas