Bota

Video/Lideri Hezbollah fliste për shpërthimin e amonit në vitin 2016


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:00 - 05/08/20 |
Opi Nion

“Bomba atomike për të cilën ju flas do të jetë ajo, kur disa nga raketat tona të godasin magazinat e amoniumit të portit Haifa në Izrael dhe kjo do të prodhojë të njëjtin efekt si një bombë atomike. Kur raketat të godasin depot në një zonë me 800 mijë banorë, të vdekurit do të jenë dhjetra mijëra”. Kështu shprehej në një video të vitit 2016 Hassan Nasrallah, lideri shiit libanez i Hezbollah.

Në diskutimin e tij të asaj kohe ai shpjegonte efektet hipotetike të një sulmi të milicisë së tij në portin izraelit të Haifas, shkruan Corriere della sera. Fjalë që sot, përpara shpërthimit masiv në Bejrut duken si një profeci për shkak të ngjashmërive që mund të gjenden, magazinat e amoniumit në një port dhe dhjetra të vdekur, hipotetikë nga Nasrallah, por realë në shpërthimin e Bejrutit./Opinion.al

Pas