Life Style

Studimi/Rrjetet sociale po vënë në rrezik vaksinën dhe përdorimin e saj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:28 - 05/08/20 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar janë të shqetësuar se keqinformimi mbi vaksinën po kthehet në një dukuri në rritje, në një kohë kur kompani të ndryshme në botë janë në përpjekje për të gjetur një vaksinë efikase kundër Covid 19.

Sipas një sondazhi të YouGov, 1 në 6 britanikë refuzojnë të vaksinohen, ndërsa shumë të tjerë janë shprehur se nuk janë të sigurt nëse do të pranojnë të vaksinohen edhe nëse vaksina do të dalë.

Një studim i kryer nga Qendra për Kundërvënien e Gjuhës së Urrejtjes Digjitale, zbuloi së fundmi se personat që marrin informacionet nga rrjetet sociale janë më të prirur për ta hezituar vaksinën.

Imran Ahmed, drejtor ekzekutiv i qendrës, tha se kjo prirje vjen si pasojë e “keqinformimit të pakontrollueshëm që ndodh në rrjetet sociale”

Për autoritetet shëndetësore që gjenden në frontin e luftës, mosbesimi kundrejt vaksinave nuk është një fenomen i ri. Megjithatë, mjekët shprehen se po kthehet në një trend të zakonshëm për ta që të “edukojnë pacientët mbi rreziqet e përdorimit të internetit për të këshilla shëndetësore”./Opinion.al

 

Pas