Bota

VIDEO/ Ky është momenti kur Putin njofton sulmin mbi Ukrainë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:43 - 24/02/22 |
Opi Nion

Ky është momenti kur Presidenti rus Vladimir Putin shpalli një “operacion special ushtarak” në rajonin Donbas të Ukrainës, i cili u pasua nga një sulm në shkallë të gjerë nga disa anë të Ukrainës.

Duke folur në orët e para të mëngjesit në Moskës, Presidenti rus tha se vendi i tij nuk ka në plan të pushtojë Ukrainën – por shtoi se përgjigja e Moskës do të ishte “e menjëhershme” nëse dikush përpiqet të ndalojë veprimin e saj.

Brenda pak minutash, raketat ruse filluan të godasin Ukrainën. Putin e përshkroi “operacionin special ushtarak”, për të mbrojtur njerëzit që jetonin në Donbas, të cilët, sipas tij, i ishin nënshtruar “gjenocidit”, një akuzë që Ukraina e ka mohuar ashpër. Por gjithashtu, ai kritikoi NATO-n: “NATO mbështet neo-nazistët ukrainas… veprimet tona janë vetëmbrojtje kundër kërcënimeve.”

Sakaq, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky njoftoi se ligji ushtarak po vendosej në të gjithë Ukrainën./Opinion.al

 

Pas