Bota

Presidenti i Ukrainës: I japim armë cilitdo që i kërkon



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:27 - 24/02/22 |
Opi Nion

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  i është drejtuar kombit të tij me një fjalim, duke i kërkuar çdo personi me eksperiencë ushtarake që t’i bashkohet mbrojtjes së vendit.

Ai ka thënë gjithashtu se do t’i lëshojë armë kujtdo që i dëshiron ato, raportojnë mediat shtetërore.

Presidenti ka konfirmuar se tani Ukraina ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Ne do të luftojmë për vendin tonë dhe do ta mbështesim në çdo shesh të çdo qyteti”, tha ai.

Më herët kemi parë shumë imazhe të civilëve ukrainas që i nënshtroheshin trajnimit bazë ushtarak në javët e fundit ndërsa tensionet me Rusinë u rritën./Opinion.al

Pas