Kryesore

Basha nga Kuvendi dënon agresionin rus ndaj Ukrainës: Shqipëria të mbajë qëndrim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:41 - 24/02/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ka dënuar edhe një herë sulmin rus ndaj Ukrainës.

“Dënimi pa ekuivok me termat më të ashpra të agresionit të Putin. Bëjmë thirrje për një qëndrim të shpejtë, të paekuivok, të vendosur kundër këtij agresioni, nga NATO dhe BE. Shqipëria ka një zë të veçantë si anëtare e Këshillit të Sigurimit. Duhet ta themi fort zërin tonë. PD dhe opozita i bën thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa, për t’ju gjendur pranë qytetarëve të Ukrainës në këtë akt të pashembullt agresioni. Dënoj me forcë agresionin rus. Ne nuk po bëjmë asnjë përpjekje për ta polarizuar këtë çështje, por po shprehim atë që shërben si një fondament për një reagim të fuqishëm ndaj një akti të pashembullt agresioni, që kërcënon Europën dhe më gjerë”,-tha Basha./Opinion.al

Pas