Aktualitet

Berisha: Me agresionin kundër Ukrainës Rusia nisi luftën e tretë botërore



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:53 - 24/02/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat para parlamentit këtë të enjte ka komentuar sulmin rus ndaj Ukrainës.

Berisha është shprehur se Rusia nisi sot De Facto, luftën e tretë botërore.

“Putin dhe Rusia nisën De Facto luftën e tretë botërore. Paqja mori fund me këtë agresion. Rusia filloi De Facto  edhe luftën e parë Botërore, se ajo nisi mobilizimin e përgjithshëm për të sulmuar Gjermaninë”, tha Berisha.

Më tej Berisha u shpreh: “Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, do të përmbushë çdo detyrim që rrjedh nga kjo aleancë. Shprehim solidaritetin tonë më të madh me kombin ukrainas dhe të dënojmë me forcën më të madhe agresionin barbar rus, ndaj këtij komi të urdhëruar nga diktatori gjakësor Vladimir Putin”.

Pas