Bota

Ushtria ukrainase: Kemi goditur 6 avionë, janë vrarë 50 ushtarë rusë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:21 - 24/02/22 |
Opi Nion

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë rreth 50 “pushtues rusë” , në frontin lindor ndërsa rimarrin kontrollin e qytetit të vijës së frontit lindor të Shchastya.

The Guardian raporton se tanket ruse po përparojnë në territorin ukrainas, përtej zonave të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Moska.

Pas telefonatave me disa lider botërorë, duke përfshirë presidentin e SHBA-së Joe Biden, udhëheqësi i Ukrainës Voldymyr Zelensky bëri thirrje për një mbledhje me zyrtarët e lartë.

Zelensky “ka dhënë urdhër për të shkaktuar humbje maksimale kundër agresorit”, tha Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjeneralmajor Valeriy Zaluzhny.

Këshilltari presidencial Mykhailo Podoliak tha se forcat e Ukrainës po “bënin luftime të rënda” dhe po zmbrapsnin përparimet ruse në disa pjesë.

Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia po synonte kryesisht infrastrukturën ushtarake dhe kapanonet, duke goditur një varg fushash ajrore. Këto përfshijnë aeroportin Boryspil në Kiev, thanë forcat e armatosura.

Ukraina mbylli hapësirën e saj ajrore për trafikun civil. Uebsajtet e gjurmimit tregojnë se asnjë aeroplan civil nuk kalon brenda hapësirës ajrore të vendit të enjten.

Pushtimi u organizua gjithashtu nga disa pozicione në Bjellorusi, ku forcat e armatosura ruse kanë mbajtur stërvitje masive ushtarake këtë muaj, duke përfshirë rreth 30,000 trupa.

Por udhëheqësi i fortë i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha se forcat e tij “nuk po merrnin pjesë në këtë operacion”.

Ukraina gjithashtu pretendoi se kishte rrëzuar gjashtë avionë rusë, një helikopter dhe kishte shkatërruar katër tanke. Moska nuk konfirmoi se kishte pësuar viktima apo humbje të tjera ushtarake.

Pas