Kronikë

VIDEO/ Kultivonte drogë në bodrum, në pranga 49-vjeçari në Lezhë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:12 - 10/03/21 |
Opi Nion

Një 49-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte përshtatur një ambient pranë banesës për kultivimin e bimëve narkotike.

Policia njofton se është arrestuar shtetasi me inicialet L.N. 49-vjeçari kultivonte fidanë cannabis sativa në kubikë dhe vazo, në bodrumin e një ambienti të mbyllur që e kishte përshtatur me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës iu gjet dhe u sekuestrua edhe një armë gjahu çifte që e mbante pa leje dhe pajisje që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në ambientin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”./Opinion.al

Pas