Kronikë

Kanosi me armë policin, dënohet me 5 vite burg Orges Bilbili


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:38 - 10/03/21 |
Opi Nion

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burgim Orges Bilbilin. Ai është cilësuar fajtor për armëmbajtje pa lejë dhe kanosje për shkak të detyrës të punonjësit të policisë.

Ngjarja ndodhi më 10 prill 2020, teksa një efektiv i forcave Shqiponjave i kërkoi Orges Bilbilit lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit. Bilbili, e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë. Ai e ka kërcënuar me armë efektivin, por ky i fundit reagoi dhe e plagosi.

Orgest Bilbili ishte person i shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai është i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës.

Ndërkohë, bëhet me dije se Bilbili po gjykohet nga GJKKO bashkë me Anterio Kaloshin dhe Laert Haxhiun për masakrën e Lushnjes./Opinion.al

 

Pas