Bota

Video/ Krishtlindja e vetmuar e Vladimir Putin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:03 - 07/01/23 |
Opi Nion

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në meshën ortodokse të Krishtlindjeve në Katedralen e Ungjillit të Kremlinit në Moskë, siç bëjnë me dije agjencitë ruse.

Ndërkohë, patriarku i Moskës Kirill kremtoi liturgjinë në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, raporton Ria Novosti.

Vitin e kaluar, thekson Tass, Putin mori pjesë në shërbimin e natës ortodokse të Krishtlindjes në Kishën e Imazhit të Shpëtimtarit, e vendosur në rezidencën e tij presidenciale në Novo-Ogaryovo, jashtë Moskës.

Media opozitare bjelloruse Nexta rilançoi në Twitter imazhet e mbrëmjes së sotme të TV rus Rossija 1, në të cilat shihet Putini, me një pulovër dhe xhaketë me jakë, i vetëm në një dhomë me priftin. Nexta nënvizon vetminë e presidentit “nga bunkeri i tij”.  “Prifti është ndoshta një agjent i FSB-së”, ironizon postimi./Opinion.al

 

Pas