Sport

Mancini: Lamtumirë Vialli, humba një vëlla



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:40 - 07/01/23 |
Opi Nion

“Është një humbje e madhe, për mua, për familjen e tij para së gjithash dhe për të gjithë futbollin italian. Humba një vëlla, shpresoja për një mrekulli”.

Roberto Mancini shpreh dhimbjen e tij një ditë pas vdekjes së Viallit në një intervistë të zhvilluar dhe shpërndarë nga FIGC.

“Ne u takuam, biseduam, bënim shaka, ai ishte gjithmonë në humor dhe kjo më lehtësoi pak – thotë trajneri i bluve -. Marrëdhënia jonë ishte një marrëdhënie e madhe respekti, dashurie, miqësie. Luca ishte gëzim dhe ai duhet të mbahet mend si i tillë”.

“Është një moment i vështirë, por duhet të përpiqemi të ecim përpara”, tha Mancini i cili ditët e fundit ishte në Londër për t’i dhënë lamtumirën Viallit. “Shpresoja të ndodhte diçka, shpresoja sinqerisht për një mrekulli – vazhdon trajneri – U takuam, biseduam, bënim shaka, ai ishte gjithmonë në humor të mirë si zakonisht dhe kjo më lehtësoi pak. U kënaqa kur e pashë një moment”.

Mancini kujton lidhjen e tij me shokun e tij të përjetshëm: “Ne kemi jetuar pothuajse gjithë jetën bashkë, ka pasur një lidhje të ngushtë, si ajo mes dy vëllezërve. Dy njerëz që në një moment u ndanë në futboll, por kur janë miq, është përgjithmonë. Luca ishte i tillë për mua. Marrëdhënia jonë ishte një marrëdhënie e madhe respekti, dashurie, dashurie, miqësie”./Opinion.al

 

Pas