Aktualitet

Video/ Kim mbërrin në selinë e PD, e pret Gazment Bardhi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:04 - 24/09/21 |
Opi Nion

Ambasadorja Yuri Kim ka mbërritur në selinë blu.

Sikuse shihet nga pamjet ajo është shfaqur në hyrje të selisë së PD bashkë me stafin e saj dhe është pritur nga Gazment Bardhi.

Ambasadorja e SHBA-ve do të takojë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ky takim vjen pasi Lulzim Basha vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën.

Kujtojmë se një kusht i SHBA-ve artikuluar nga ambasadorja Kim ka qenë që ish-kryeministri Sali Berisha, zgjedhur deputet nga votat e qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit, të mos jetë pjesë e Grupit Parlamentar të selisë blu.

Pak kohë më parë SHBA e ka shpallur Sali Berishën dhe familjen e tij non-grata./Opinion.al

Pas