Aktualitet

Rama takon kryeministrin e Holandës: Konfirmoi mbështetje për integrimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:39 - 24/09/21 |
Opi Nion

Pas takimit me kreun e Phizer, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Holandës, Mark Rutte, në selinë e OKB.

Kreu i qeverisë bën me dije se kryeministri i Holandës do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Holandës për integrimin e Shqipërisë në BE.

Teksa publikon foto nga takimi Rama shkruan:“Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Holandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”.

Pas