Ka nisur rinumërimi i 108 kutive në qarkun e Durrësit për votat për partitë politike pas kërkesës së bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
KAS ka nisur procesin e rinumërimit në ambjentet e KQZ ndërsa mësohet se janë ngritur 8 grupe rinumërimi.
Rinumërim KAS vendosi edhe për 114 kuti të Beratit, ku LSI rikuperoi gjithsej me 15 vota, nga 77 që i duheshin për t’i marrë mandatin Partisë Socialiste.
Kujtojmë se në Durrës LSI e cila ka humbur mandatin për 136 vota./Opinion.al