Aktualitet

Celibashi: Kanë nisur hetimet për zgjedhjet, policia ka kërkuar pamjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:33 - 26/05/21 |
Opi Nion

Prokuroria kundër krimit të Organizuar dhe korrupsionit (SPAK) dhe Prokuroritë e rretheve kanë çuar në zyrën e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi dy vendime për sekuestrimin e materialeve zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit. Gjithashtu, në KQZ janë depozituar dhe 10 kërkesa për informacion. Lajmi është bërë i ditur nga kryekomisionierit. Ilirjan Celibashi, i cili gjithashtu bën me dije se pamjet filmike të procesit të numërimit janë kërkuar nga policia e Tiranës.

Celibashi  gjithashtu thotë se organet e akuzës kanë nisur hetimet për disa vepra penale, si falsifikim i materialit zgjedhor, pengim i zgjedhësve për të votuar, korrupsion, votimi më shumë se njëherë pa u identifikuar etj.

“Për zgjedhjet e #25prill2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion & 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK & Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë & Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar & nga Policia e Tiranës. Për zgjedhjet #25prill2021 kanë nisur hetimet për: Falsifikim të materialit zgjedhor & rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar… Hetime edhe për: Shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit. Pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet #25prill2021, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore”, shkruan Celibashi./Opinion.al

Pas