Kryesore

“Kjo garë është rezultat i hapjes”, Basha: PD garanci për të ardhmen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:57 - 26/05/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike  Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në Korçë, teksa ka takuar nga afër qytetarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij Basha ka komentuar dhe zgjedhjet brenda partisë me 13 qershor, ku ka theksuar se gara dëshmon se PD-ja është garancia për ta çuar deri në fund aspiratën e qytetarëve.

“Kjo garë brenda partisë është një momenti mirëpritur dhe që fakton se ne jemi një parti e hapur e bazuar në vlera, një parti evropiane, e qytetarisë dhe e bazuar në garë. Ajo që kjo garë dëshmon është se demokratët e kanë mirëpritur hapjen, siç janë dhe shumë kandidatë. Hapi i parë i kësaj beteje është 13 qershori, që do u tregojë jo vetëm demokratëve por të gjithëve se ne mbetemi garancia për ta çuar deri në fund aspiratën e tyre. Unë do të jem përjetësisht mirënjohës dhe do të luftoj në çdo lloj pozite që jam për të mbrojtur kontributin e çdo pogradecari. Unë e dua PD të fortë, të pandarë dhe të bashkuar, madje ky është dhe qëllimi i demokratëve që të dalim më të bashkuar seç po futemi. Vetëm kështu mund të bëjmë të mundur fillimin e betejës me regjimin, që bëri gjithçka për të ndaluar ndryshimin”, ka thënë Basha.

Ndër të tjera kreu i PD tha se demokratët gjithmonë e kanë mirëpritur hapjen, dhe sipas tij kjo garë është rezultat i hapjes.

“Këto zgjedhje apo kjo garë brenda partisë, është një moment padiskutim i mirëpritur dhe që i fakton mbarë opinionit publik të kundërtën e asaj që thuhet që ne jemi një parti e hapur e bazuar në vlera, që ne jemi një parti e garës, jemi pra një parti e qytetarisë, një parti europiane. Dhe padiskutim ajo që kjo garë dëshmon, është demokratët gjithmonë e kanë mirëpritur hapjen, provat janë edhe në këtë garë, ku shumë prej kandidatëve janë produkt i hapjes.”- shtoi Basha./Opinion.al

Pas