-U tha në Opinion

Video/ Jam i varfër. Shokët më thonë je i pisët, jeton në kontenier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 00:13 - 02/04/20 |
Opi Nion

Epidemia e koronavirusit e ka bërë edhe më të vështirë jetesën veçanërisht për disa familje, banesat e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Një rast i prezantuar nga “Fundjavë Ndryshe” në emisionin “Opinion”, tregoi për një familje me 4 fëmijë, e cila jeton brenda një kontenieri.

Fëmijët shprehen se kanë ftohtë, kanë vështirësi të flenë brenda kontenierit, nuk kanë ujë të ngrohtë, nuk kanë dezinfektantë, nuk kanë ngrohje. Për më tepër ata janë të paragjykuar nga shokët që i thonë se janë të pisët, sepse jetojnë në kontenier. “Shokët nuk me pranojnë, jam i varfër, s’kam shtëpi, shokët më thonë je i pisët se jeton në kontenier”, shprehet njëri nga djemtë, ndërsa motra e tij pohon se kanë frikë nga koronavirusi./Opinion.al

 

Pas