Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Ja si u kap gardiani i burgut me mikun e tij duke transportuar drogë

2016/03/06 at 10:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Ja si u kap gardiani i burgut me mikun e tij duke transportuar drogë

Gardiani i burgjeve Elton Lala, i arrestuar tri ditë më parë bashkë me një person tjetër me 8.6 kilogramë drogë në makinë, dyshohet se do të luante rolin e korrierit të drogës. Polici i burgjeve dhe miku i tij u arrestuan nga policia gjatë një operacioni antidrogë, në periferi të Tiranës.


Polici i Burgut 313, Elton Lala, 29 vjeç, u arrestua bashkë me shtetasin Shkëlzen Duçka, kur po tentonin të transportonin 8.6 kg hashash në drejtim të Elbasanit.

Mësohet se gardiani e ka hedhur poshtë akuzën dhe nuk ka pranuar asnjë dijeni në lidhje me drogën.

Ai e ka shpjeguar ndodhjen e tij me personin tjetër dhe në makinën me drogë, vetëm si pasojë të lidhjeve shoqërore dhe njohjeve personale.

Nga ana tjetër, burimet e hetimit kanë pohuar se kishin më

se 20 ditë që ishin vënë në ndjekje të policit të burgjeve dhe grupit të tij, pas informacioneve që kishin marrë në lidhje me lëvizjen e drogës.

Gardiani bashkë me mikun e tij ranë në pranga, pasi në makinën e tyre u gjetën dy qese të mbushura me bimë narkotike, e cila pas peshimit rezultoi se ishte 8.6 kilogramë.

Në momentin e arrestimit ka qenë vetë Elton Lala u është drejtuar oficerëve të Antidrogës, duke u

thënë: “Jam polic edhe unë. Kam pistoletë”.

Më pas, agjentët e Antidrogës e kanë kontrolluar, duke i gjetur e bllokuar pistoletën tip “TT” dhe dokumentin që vërtetonte se ai ishte punonjës i Drejtorisë së Burgjeve.

Referuar hetimeve të Policisë, mësohet se gardiani 29­vjeçar ishte implikuar kësaj radhe për herë të parë në transportimin e lëndës narkotike.

Duke qenë gardian burgjesh dhe efektiv i policisë së burgjeve, mendohet se ai do të përdorej për të bërë transportimin e ngarkesës së drogës në Tiranë dhe në Elbasan.

Implikimi në këtë aktivitet i gardianit të Burgut 313 mësohet se është bërë me kërkesë të poseduesve të drogës, me qëllim shmangien e rrezikut të kontrolleve apo të kapjes nga policia

Por, nga ana tjetër, ka qenë sektori i Antidrogës që kishte marrë informacion dhe po mbikëqyrte lëvizjet e gardianit dhe mikut të tij, shtetasit Shkëlzen Duçka.

Policia e Tiranës njoftoi tri ditë më parë se seksioni Kundër Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, ka arritur të dokumentojë veprimtarinë e paligjshme në fushën e narkotikëve të dy shtetasve, të cilët u kapën në flagrancë në dalje të Tiranës, në afërsi të një qendre tregtare.

Sipas Policisë, aktivitetin e paligjshëm në drejtim të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, këta dy shtetas e ushtronin kryesisht në dalje të kryeqytetit, në zonën e Farkës.

Në momentin që dy të dyshuarit janë konstatuar nga policia kanë qenë jashtë automjetit dhe ndërkohë njëri prej tyre, Elton Lala, ka nisur të largohet në këmbë në drejtim të rrethrrotullimit Tiranë­Elbasan.

Policia tha se gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit tip “Benz”, me targë “TR 5686 I”, janë gjetur dy qese të zeza të ngjitura me izolant me lëndë bimore të dyshuar kanabis sativa./ Panorama.al

http://www.dailymotion.com/video/x3vuh0k_arrestohet-polici-i-burgjeve_news

 



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Berisha nuk është budalla

Berisha nuk është budalla

Reportazh i kohës së Luftës. Shtëpitë e heshtura të të vdekurve në Kosovë

Reportazh i kohës së Luftës. Shtëpitë e heshtura të të vdekurve në Kosovë

Maqedoni/ Bashkiaku shqiptar i Çairit: Kur në Shkup vendoset i tërë kopshti zoologjik, pse duhet të mungojë Shqiponja

Maqedoni/ Bashkiaku shqiptar i Çairit: Kur në Shkup vendoset i tërë kopshti zoologjik, pse duhet të mungojë Shqiponja

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}