Bota

VIDEO/ I vendosin kamer ujkut, studiuesit habiten nga çfarë zbuluan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:27 - 21/04/21 |
Opi Nion

Bota e kafshëve është gjithmonë interesante dhe e pazbuluar për njerëzit.

Së fundmi disa studiues në SHBA, i kanë vendosur kamera një ujku, për të kuptuar më mirë sjelljen e tyre dhe përshtatjen me habitatin. Kamera regjistroi gjithçka, e në total studiuesit patën një video prej 7 minutash, që tregoi shumë për sjelljen e ujqërve. I gjithë eksperimenti u zhvillua në Parkun Kombëtar Voyageurs në Minesota.

Zbulimi më i madh por edhe interesant ishte që një ujk i vetëm ishte i aftë të zinte mjaftueshëm peshq në lumë për t’u ushqyer me ta. Vetëm në ato shtatë minuta, ujku që ishte pjesë e studimit hëngri tre peshq që zuri në lumin Ash. Por nga ana tjetër studiuesit arritën në përfundimin se ai vrau më shumë prej tyre sesa ishte dokumentuar.

Deri më tani, vetëm një tufë ujqërish është regjistruar duke “peshkuar” peshq në të njëjtin vend. Nga eksperimenti del qartë se si ujqërit mund të ushqehen fare mirë dhe me peshq./Opinion.al

Pas