Në kohën kur vendi po përballet me kushte të vështira atmosferike dhe përmbytje, një video është bërë virale në rrjetet sociale.
Siç duket edhe nga pamjet, një i ri në Gjirokastër, ka zgjedhur të notojë në fushën e futbollit të përmbytur nga rreshjet.
Fusha e futbollit në Derviçan, vendi ku është xhiruar videoja u shndërrua në një mini-liqen si pasojë e reshjeve intensive të shiut./Opinion.al