Aktualitet

Gjenden 50 klandestinë sirianë në Vjosë, do të trafikoheshin drejt Italisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:45 - 08/01/21 |
Doriana Çepunaj

Policia e Vlorës ka ndaluar 50 shtetas sirianë mbrëmjen e së premtes pranë grykëderdhjes së lumit Vjosë.

Sipas Abc news, operacioni policor është zhvilluar në fshatin Poro të njësisë administrative Novoselë. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shtetasit sirianë do të niseshin me gomone në drejtim të Italisë.

Mësohet se ata do të dërgohen në portin e Vlorës, ku edhe do të merren në pyetje

Në këtë operacion kanë marrë pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Policia e Vlorës dhe Policia Kufitare./Opinion.al

Pas