Aktualitet

Video/Hidhte mbeturina nga makina, e pëson keq shoferi në Fier



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:53 - 15/07/22 |
Opi Nion

Drejtuesi i një automjeti në Fier është gjobitur nga Policia Rrugore. Mësohet se  shoferi është gjobitur me 25 mijë lekë, pasi është filmuar duke hedhur nga makina në rrugë sende të ndryshme.

Në videon e mëposhtme, ai duket duke hedhur letra nga makina, veprim që sipas Kodit Rrugor dënohet me gjobë nga 25.000 deri në 100.000 lekë.

Hidhte sende nga mjeti me të cilin po udhëtonte, ndëshkohet me masë administrative 25.000 lekë. Sipas nenit 15, gërma “i” të Kodit Rrugor, ndalohet të hidhen sende të çdo lloji nga mjeti në lëvizje. Shkelja e këtij neni, dënohet me gjobë 25.000-100.000 lekë. Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, mbro mjedisin!”,-thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al

Pas