Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës/Peleshi:Vijon puna për shuarjen,zjarrvënia dënohet dhe…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:17 - 15/07/22 |
Opi Nion

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ai bën me dije se po vijon puna për shuarjen e flakëve në vatrën e vetme të zjarrit që është në Malin e Çikës.

Ndër të tjera ai i bën thirrje qytetarëve që të ruajnë mjedisin dhe se zjarrëvënia e qëllimshme dënohet.

Vijojnë prej orësh përpjekjet nga toka dhe ajri për të shuar flakët në të vetmen vatër që kemi në të gjithë territorin e vendit, atë në Malin e Çikës. Zjarri është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës dhe po vijon puna në pjesën tjetër në drejtim të Himarës. Falë reagimit të shpejtë gjatë 24 orëshit të fundit janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet e Fierit, Tiranës, Korçës e Shkodrës. Mirënjohje efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse, por edhe vullnetarëve të angazhuar. Falenderime Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për përgjigjen në kohë të shpejtë dhe ndihmën e dhënë.

Një thirrje për të gjithë qytetarët: Ruani mjedisin, ruani veten dhe të tjerët, duke bërë kujdes me ndezjen e zjarreve! Zjarrvënia e qëllimshme dënohet dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë!”,-shkruan në reagimin e tij ministri./Opinion.al

Pas