Bota

Video/Grumbuj kufomash e të plagosurish,pamje nga situata në kufirin Spanjë-Marok



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:40 - 26/06/22 |
Opi Nion

Pamjet dramatike të mëposhtme tregojnë qindra emigrantë që duan të kalojnë në Spanjë, për të ndjekur ëndrrën e tyre për një jetë më të mirë.

Aty shihen dhjetëra të plagosur që kanë rënë përtokë njëri mbi tjetrin, ndërsa shumë vdiqën të pafuqishëm dhe prej mungesës së ushqimit. Ata janë thuajse njëri mbi tjetrin, disa në gjendje të rëndë, ndërsa disa nuk japin shenja jete dhe midis tyre qëndrojnë oficerët e policisë marokene.

Sipas mediave të huaja të paktën 23 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën teksa qindra emigrantë u përpoqën të kalonin kufirin nga Maroku në Spanjë në Melilla të premten.

Pamjet dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes janë tronditëse. Organizatat humanitare në Marok ankohen se të plagosurit kanë mbetur të pafuqishëm dhe të paushqyer për orë të tëra, duke iu shkaktuar kështu vdekjen./Opinion.al

Pas