Bota

Princi Charles pranoi një valixhe me 1 milion euro nga sheiku i Katarit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:07 - 26/06/22 |
Opi Nion

Princi i Uellsit pranoi një valixhe që përmbante një milion euro para nga një ish-kryeministër i Katarit, ka raportuar Sunday Times.

Gazeta thotë se ky ishte një nga tre donacionet teksa pretendon se  ai ka marrë një total prej 3 milion eurosh nga Sheikh Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani në periudha të ndryshme mes viteve 2011 dhe 2015.

Clarence House tha se donacionet nga sheiku iu kaluan menjëherë një prej fondacioneve të bamirësisë së Princit dhe janë ndjekur të gjitha procedurat e duhura. Ende nuk ka asnjë sugjerim që pagesat ishin të paligjshme.

Ish-kryeministri i Katarit me nofkën HBJ raportohet se i dorëzoi shumë të mëdha parash princit Charles në takimet private.

Fondet u morën nga Fondi Bamirës i Princit të Uellsit, ndërsa qëllimi i deklaruar i të cilit është “të transformojë jetët dhe të ndërtojë komunitete të qëndrueshme”, duke dhënë grante për kauza të mira në fusha të tilla si konservimi, arsimi, shëndetësia dhe përfshirja sociale.

Fondi i tha Sunday Times se administruesit e tij kishin arritur në përfundimin se donatori ishte legjitim dhe se auditorët e tij kishin nënshkruar dhurimin.

Pas