Bota

Video/ Gruaja sulmon Matteo Salvinin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:45 - 10/09/20 |
Opi Nion

Lideri  i Ligës italiane, Matteo Salvini, është sulmuar nga një grua gjatë një vizite në Toskana. Gruaja i afrohet Salvinit dhe teksa e shtyn i ka këputur kopsat e këmishës.

Salvini, partia e të cilët është kundër emigrantëve, ka qëndruar në Pontasieve në afërsi të Firences në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet rajonale që do të mbahen më 20 dhe 21 shtator.

Mediat italiane raportojnë se ajo po kthehej nga puna, kur rastësisht hasi në një grup të mbështetësve të Salvinit dhe shfrytëzoi për ta shtyrë.

Në anën tjetër, Salvini ka thënë se sulmueses do të duhej t’i vinte turp.

“Çdokush mund të ketë qëndrime të ndryshme politike, sportive dhe të besimit, por pa dhunë”, ka shtuar Salvini.

Pas