Politikë

Ambasadorja e SHBA në Shkodër, takon Voltana Ademin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:16 - 10/09/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka nisur sot një vizitë dy ditore në Shkodër, ku është takuar me kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi në zyrën e saj.

Ambasadorja amerikane tha se Shkodra ka një frymë pavarësie, duke theksuar se është qyteti që i përshtatet asaj.

“Është kënaqësi për mua që jam këtu. Është kënaqësi t’ju takoj, pasi kemi pasur komunikimin përmes videos. Ajo që kam mësuar për Shkodrës është fryma e pavarësisë, qëndrueshmëria juaj dhe sa herë dëgjoj historinë e Rozafës më bën të mendoj që Shkodra është vendi im, vendi që më përshtatet mua. Unë do të qëndroj për dy ditë në Shkodër, do vizitoj qëndrat kryesore dhe disa restorante”, tha Kim.

Ndërkohë, Ademi ka vlerësuar kontributin që SHBA ka dhënë për Shkodrën.

“Jam e kënaqur që jeni sot këtu, për marrëdhëniet që kemi me shtetin amerikan dhe me emigrantët në Amerikë. Ardhja juaj është edhe një mbështetje dhe komunikimi që ne kemi me ambasadën dhe për mbështetjen që SHBA kanë dhënë për administrimin vendor por edhe për mbështetjen për njerëzit në nevojë”, tha Ademi./ Opinion.al

Pas