Kryesore

Video/Goditi macen dhe e hodhi në det, policia greke arreston shqiptarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:19 - 02/05/22 |
Opi Nion

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi ka goditur me shqelm një mace dhe e hodhi atë në det.

Video e momentit të ngjarjes është bërë virale në të gjithë shtetin grek dhe ka nxitur reagime të ashpra.

Mediat greke shkruajnë se incidenti ka ndodhur në një restorant në fshatin Aidipsos.

Ashtu siç mund të shihni edhe në videon e mëposhtme, 30-vjeçari shqiptar është filmuar nga dikush tjetër në restorant dhe pamjet janë publikuar në internet.

I riu duhet teksa thërret macen për t’i dhënë për të ngrënë dhe më pas e shtyn atë me shqelm në det. Raportohet se ka qenë pronari e restorantit e ka nxjerrë macen nga uji.

Ndërsa ky veprim i shqiptarit është dënuar masivisht nga qytetarët dhe ka sjellë edhe reagimin e ministrit grek të Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos, i cili ka dënuar ngjarjen duke thënë se keqtrajtimi i kafshëve është vepër penale.

Pasi video u bë virale në internet ka ardhur edhe reagimi i policisë, e cila ka vënë në pranga 30-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur./Opinion.al

Pas