Aktualitet

VIDEO/ Fundoset për qëllime turistike anija ushtarake në Dhërmi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:01 - 28/07/20 |
Al Do

Një anije ushtarake e Marinës Shqiptare e vitit 1974 është fundosur sot në Drimadhes. Anija nuk përdorej prej 30 vitesh. Anija ka ardhur në Shqipëri nga Kina në vitin 1974 dhe ka qenë pjesë e marinës së Vlorës. Tashmë ajo ka dalë nga baza e Pashalimanit dhe është fundosur në det për qëllime turistike.

Qëllimi është promovimi dhe zhvillimi i turizmit nënujor në zonën ujore të Dhërmiut. Anija e marinës detare shqiptare e vitit 1974 është fundosur për t’u kthyer në një atraksion turistik nënujor për të apasionuarit e zhytjes. Në aktivitetin promovues të pranishëm ishin dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi, zëvendësministri i mbrojtjes Petro Koci, prefekti i Vlorës dhe përfaqësues të komandës ushtarake të Vlorës.

Klosi tha se janë miratuar vendet e zhytjes dhe se janë  përcaktuar 6 vende nënujore ku do të fundosen 6 anije jashtë funksioni për t’u kthyer në vende turistike nënujore, ndërsa promovohen kështu edhe reliket tona luftarake të cilat pas përfundimit të misionit të tyre pranë Flotës detare do të kthehen në atraksione turistike.

Anija është zhytur rreth 200 m larg bregut në Drimadhes dhe do të mund të vizitohet nga të pasionuarit pas sportit të zhytjes. Në projekt janë parashikuar të zhyten edhe anije të tjera ushtarake, që kanë dalë jashtë funksionit./ Opinion.al

Pas