Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kim Jong Un: Nuk do të ketë më luftë falë armëve tona bërthamore

2020/07/28 at 8:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kim Jong Un: Nuk do të ketë më luftë falë armëve tona bërthamore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un tha se ai beson se vendi i tij nuk do të ketë më nevojë për të luftuar luftëra sepse arsenali i tij bërthamor garanton sigurinë e tij, raportojnë mediat shtetërore të Koresë së Veriut.

“Me parandaluesin tonë të besueshëm dhe efektiv të vetë-mbrojtjes bërthamore, nuk do të ketë më luftë në këtë tokë dhe siguria dhe e ardhmja e vendit tonë do të sigurohen përgjithmonë,” tha Kim në një fjalim, raporton Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA).

Duke folur me një grup veteranësh në 67 vjetorin e armëpushimit që përfundoi Luftën Koreane, Kim tha se armët bërthamore do të lejonin Korenë e Veriut të mbrohej vetë “kundër çdo presioni dhe kërcënimeve ushtarake të imperialistëve dhe forcave armiqësore”.

Koreja e Veriut ka vite që pretendon se po ndërmerr projektin e saj të armëve bërthamore thjeshtë për qëllime mbrojtëse për të penguar përpjekjet për pushtim ose ndryshim të regjimit. Por disa ekspertë thonë se armët bërthamore do të forcojnë Pyongyangun, duke lejuar që regjimi i Kim të miratojë politika më armiqësore dhe të ashpra teksa ndalon kundërshtarët të reagojnë ndaj agresionit të nivelit më të ulët.

Pavarësisht nga arsyeja pse Koreja e Veriut po ndjek progrmin e armëve bërthamore dhe raketat balistike të nevojshme për t’i lëshuar ato, komentet e Kim të hënën janë një kujtesë e rëndësishme se sa e vështirë do të jetë të arrihet një marrëveshje që do të bëjë Korenë e Veriut të heqë dorë nga një program që ajo e shikon si kyç për mbijetesën e vet.

Fjalimi i Kim erdhi në një nga festat më të rëndësishme të Koresë së Veriut: përvjetorin e “fitores së popullit koreano-verior në Luftën e Madhe për lirimin e Atdheut”, kjo është mënyra se si Koreja e Veriut i referohet Luftës së Koresë.

Shumica e historianëve pajtohen që konflikti filloi kur Kim Il Sung, gjyshi i udhëheqësit aktual të Koresë së Veriut, pushtoi Jugun në një përpjekje për të ribashkuar gadishullin Korean me forcë. Sidoqoftë, Koreja e Veriut u mëson qytetarëve të saj se lufta filloi kur Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut marshuan në Veri – dhe se Pyongyangu fitoi luftën falë udhëheqjes së Kim Il Sung.

Konflikti është teknikisht ende në zhvillim, pasi palët nënshkruan një armëpushim – jo një traktat – më 27 korrik 1953, që çoi në ndërprerjen e luftimeve. Në dekadat që nga ajo kohë, Koreja e Veriut ka paralajmëruar njerëzit e saj se kërcënimi i pushtimit mbetet, edhe pse konflikti u zbeh./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…
Aktualitet

Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…

12 Korrik, 2025 12:23 pm
DASH do të fillojë shkarkimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”
Bota

DASH do të fillojë shkarkimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”

12 Korrik, 2025 12:02 pm
E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
Aktualitet

‘Çmendet’ 44 vjeçari futet në lokal me sëpatë e kanos dy shtetas, vihet në pranga

12 Korrik, 2025 11:35 am
Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend
Aktualitet

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend

12 Korrik, 2025 11:22 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: 5 vatra aktive nga 21 të identifikuara. Ja bashkitë e prekura

12 Korrik, 2025 11:12 am
Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht
Rajoni

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

12 Korrik, 2025 11:07 am
Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…
Aktualitet

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…

12 Korrik, 2025 10:43 am
(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
Aktualitet

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

12 Korrik, 2025 10:09 am
Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
Para
Pas rrëzimit të qeverisë Isa Mustafa tregon me kë do të bashkëpunojë

Sherri në Kuvendin e Kosovës/ Mustafa: Akademik Shala mund ti rrahë me...

Italia shtyn deri në Tetor gjendjen e jashtëzakonshme

Italia shtyn deri në Tetor gjendjen e jashtëzakonshme

Parashikimet pesimiste të linjave ajrore për shkak të pandemisë

Parashikimet pesimiste të linjave ajrore për shkak të pandemisë

TE FUNDIT

Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…

Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…
12 Korrik, 2025

Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane ka marrë pjesë në konferencën e ECR (Konservatorët Europianë) të zhvilluar në Napoli të...

Lexo më shumë

DASH do të fillojë shkarkimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”

DASH do të fillojë shkarkimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”
12 Korrik, 2025

Departamenti i Shtetit i SHBA-ve ka njoftuar punonjësit e tij se do të pushojë nga puna qindra prej tyre “në...

Lexo më shumë

‘Çmendet’ 44 vjeçari futet në lokal me sëpatë e kanos dy shtetas, vihet në pranga

E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
12 Korrik, 2025

Kanosi në lokal me sëpatë dy shtetas për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Ndërhyrja...

Lexo më shumë

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend
12 Korrik, 2025

Komisariatin e Policisë së Kuçovës do ta drejtojë një grua. Edjona Dano, e vetmja grua që garoi, u kualifikua si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com