Bota

Italia shtyn deri në Tetor gjendjen e jashtëzakonshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:53 - 28/07/20 |
Al Do

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme të vendit deri në tetor, që do të thotë se ai do të vazhdojë të ketë fuqinë për të vendosur një bllokim dhe masa të tjera sigurie pa pasur nevojë për miratimin e parlamentit.

Conte i tha Senatit se shtyrja ishte “e pashmangshme” pavarësisht se shkalla e infeksionit po bie ndjeshëm.

“Infeksioni ka rënë, por numrat tregojnë se virusi vazhdon të qarkullojë, duke shkaktuar shpërthime në nivelin lokal të cilat janë identifikuar dhe izoluar. Situata ndërkombëtare mbetet shqetësuese dhe ajo që po ndodh në vendet afër nesh, na detyron të jemi vigjilentë … në këtë mënyrë vendi është më i sigurt.”, tha Conte.

Italia njoftoi të martën 181 raste të reja, duke e çuar totalin në 246.488 dhe 11 viktima të tjera.

Conte u sulmua nga partitë e opozitës për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Matteo Salvini, drejtuesi i Lega Nord të ekstremit të djathtë, u tha gazetarëve: “Mbajtja e italianëve të terrorizuar, largë nga njëri-tjetri dhe të mbyllur është një sulm ndaj demokracisë dhe ekonomisë sonë.”

Salvini, i cili refuzoi të vishte maskë gjatë një konference në Senat të hënën, tha se “urgjenca duket se ka mbaruar” dhe kështu gjendja e jashtëzakonshme nuk do të duhej të zgjatej. /Opinion.al

Pas