Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Flet nga arratia i kërkuari për atentatin e Shkodrës

2021/02/22 at 10:20 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Video/ Flet nga arratia i kërkuari për atentatin e Shkodrës

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim 3 persona për atentatin e së dielës në Shkodër ndaj 30-vjeçarit Tauland Pepaj, i cili mundi t’u shpëtonte plumbave. Ai udhëtonte me makinë në lagjen “Skënderbeg” kur ndaj tij u qëllua me armë nga një tjetër mjet në lëvizje.


Policia ka thënë se në kërkim për këtë ngjarje ka shpallur Esmeraldo Haton, Sehar Xhenjen dhe vëllain e tij Shkëlzen Xhenje.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka mundur të bisedojë ekskluzivisht me Sehar Xhenjen përmes një lidhje me Skype. Nga arratia, Sehar Xhenje thotë se është në Torino të Italisë dhe mohon çdo akuzë për përfshirje në atentatin ndaj Tauland Pepajt. Sehar Xhenje shprehet se ai ka dalë nga Shqipëria që më datë 12 Janar 2021.

Gjatë bisedës me gazetarin dhe drejtuesin Spartak Koka, i akuzuari dhe i shpalluri në kërkim Sehar Xhenje shprehet i gatshëm të vijë në Shqipëri dhe të hetohet për këtë ngjarje, por kërkon garanci nga shteti që t’i mundësojë rikthimin në Itali në përfundim të hetimeve.

Spartak Koka: Ku jeni aktualisht?

Sehar Xhenje: Unë ndodhem në Itali, në Torino.

Spartak Koka: Po kur keni vajtur në Torino?

Sehar Xhenje: Në datë 7 kam lënë Shqipërinë, më datë 12 kam kaluar Hungarinë, më datë 14 kam qenë në Torino. Më datë 7 Janar jam nisur prej Shqipërisë, më datë 12 kam kaluar doganën e fundit për shkak të virusit se nuk të lenin veç me pasaportë pa dokumente italiane. Kam ndejtur 5 ditë në Serbi deri sa kam kaluar. Qysh më datë 12 unë e kam lënë Shqipërinë, s’kam lidhje me Shqipërinë që më 12 Janar në orën 2:10-2:15 e natës kam kaluar doganën e fundit.

Spartak Koka: Çfarë ju lidh me Torinon?

Sehar Xhenje: Kam njerëzit e mi në Torino, këtu në Itali.

Spartak Koka: Por policia thotë që ju dilni në kamerat e sigurisë në momentin e atentatit me automjetin ku udhëtojnë dhe dy persona të tjerë, mes tyre dhe vëllai juaj Shkëlzen Xhenje. Çfarë mund të na thuash për këto akuza?

Sehar Xhenje: Mund të kenë një të ngjashëm diçka të tillë.

Spartak Koka: Pra, nuk jeni ju personi që pretendon policia?

Sehar Xhenje: Jo normal, s’mund të jem unë personi përderisa jam në Itali. Policia e Shtetit mund ta verifikojë, mund t’i kontrollojë të tëra doganat, i kam rënë nga Kosova, Serbia, Hungaria, mund t’i kontrollojnë të tëra doganat, kam pasaportën me vula, kam dokumentet e agjencisë që më ka prurë këtu.

Spartak Koka: Sehar, kjo është makina tip Audi që policia pretendon se është përdorur në vendngjarje. E njihni ju këtë makinë?

Sehar Xhenje: Jo, nuk kam lidhje.

Spartak Koka: Përse mendoni se ju ka akuzuar policia? Sepse të nxjerrë emrin tuaj kot duket pak e pakuptueshme.

Sehar Xhenje: Këtë s’e di çfarë të them, mund të jetë ndonjë i ngjashëm ose diçka e tillë. Mund të akuzojnë gjithkënd, por përderisa unë nuk figuroj atje. Në qoftë se shteti shqiptar më garanton diçka, më garanton që mua të vij në Shqipëri dhe në momentin që të kryej me drejtësinë shqiptare që e vërtetojnë se jam në Europë, në qoftë se shteti shqiptar ma jep me firmë e me vulë që të më kthejnë edhe njëherë në Itali, për shkak të virusit domethënë, se unë nëse vij në Shqipëri mua më marrin në qafë…

Spartak Koka: Je gati të vish dhe të përballesh me autoritetet dhe të dorëzohesh?

Sehar Xhenje: Po, po. Ama me një kusht. Në qoftë se mua shteti shqiptar më garanton që mua më kthen edhe njëherë në Itali, me këtë kusht vij unë. Se përndryshe unë në qoftë se vij atje, s’kam të ardhme në Shqipëri. Unë kam zënë rehati këtu, ka 1 vit e gjysmë që jam rehatuar këtu. Vij në Shqipëri e rri 1 muaj, kthehem prapë në Itali, kam punën tamam. Në Shqipëri s’kam çfarë të bëj, s’kam të ardhme.

Spartak Koka: Çfarë pune bëni atje?

Sehar Xhenje: Punoj me gips.

Spartak Koka: Ka vajtur policia në shtëpinë tënde dhe ka kontaktuar për t’ju gjetur? Në shtëpinë tënde në Shkodër?

Sehar Xhenje: Ka qenë dje policia, nuk kanë mundur të hyjnë te dera për shkak se kemi një qen të madh. E kam njoftuar policin e lagjes, e kam marrë në telefon. Më tha kush je? I thashë jam Sehar Xhenja, djali i Agim Xhenjas. Agimi ka 2 djemë i thashë, jam i vogli, po të marr prej Italisë. Më keni akuzuar, i thashë, pa pasur lidhje. Ti si polic i lagjes, i thashë, duhet të shkojë të kapje babin dhe ta pyesje ku i ke fëmijët. Por jo të shkosh të më nxjerrësh mua emrin kot. Më tha, të kthej përgjigje. I kam rënë telefonit, i kam shkruajtur mesazhe, s’më është përgjigjur as polici i lagjes, polici i zonës.

Spartak Koka: Policia ka vajtur te shtëpia e juaj?

Sehar Xhenje: Po, ka vajtur sot. Kanë shkuar dje, s’kanë mundur të hyjnë në shtëpi. Kanë shkuar sot, kanë marrë babin te puna, e kanë marrë dhe i kanë thënë duam të ikim te shtëpia për kontroll. A mundesh të vish? Po i ka thënë babi. Kanë shkuar te shtëpia, kanë bërë kontrolle, s’kanë gjetur asnjë gjë.

Spartak Koka: Në kërkim është dhe vëllai juaj, Shkëlzen Xhenje. Ku është Shkëlzeni sot?

Sehar Xhenje: Nuk e di, s’kam komunikim.

Spartak Koka: Me Esmeraldo Haton, njiheni?

Sehar Xhenje: Po njihem.

Spartak Koka: Çfarë njohje keni? E keni shok?

Sehar Xhenje: Po, shok. Komshi aty, afër jemi me shtëpi.

Spartak Koka: Ju jetoni në lagjen Guerrile në Shkodër?
Sehar Xhenje: Po në Kiras.

Spartak Koka: Tauland Pepajn, shënjestrën e këtij atentati? Dhe çfarë problemesh keni patur ju apo vëllai juaj me këtë person?

Sehar Xhenje: Jo asnjë lloj problemi. Taulandin ka shumë vite që e njoh. Nuk kemi asnjë lloj problemi. E njoh si fytyrë, e kam përshëndetur në rrugë. E njoh si Tauland se shumë muhabet s’kam me të. As nuk kemi konflikt me të.

Spartak Koka: Po vëllai juaj, dini nëse ka konflikt me këtë person?

Sehar Xhenje: S’e di, ndoshta mund të kenë konflikte dhe s’më ka treguar, po unë e di që s’ka. Besoj që vëllai mund të më njoftojë për çdo gjë.

Spartak Koka: Po shoku juaj Esmeraldo Hato, në dijeninë tuaj, ka patur konflikt me këtë person?

Sehar Xhenje: Jo, s’e besoj.

Spartak Koka: Ju s’keni konflikt por nuk dini ku është vëllai juaj sot që flasim, në Shkodër, jashtë shtetit…

Sehar Xhenje: Jo nuk kam folur me të. Kam qenë dhe i trazuar për ngjarje. Se dje, me thënë të drejtën, e mora si shaka. Kur ma çoi nusja, me nisi me screenshot… Dje e mora si shaka, nuk e besova thashë kanë ngatërruar person./ Tv Klan

Etiketa: AtentatiShkëlzen Xhenje.shkoderTauland Pepa


Ju sugjerojmë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

18 Qershor, 2026 8:11 pm
Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
Bota

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

18 Qershor, 2026 7:37 pm
Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
Kryesore

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

18 Qershor, 2026 7:20 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

18 Qershor, 2026 6:28 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Politikë

“Do t’ju shkatërroj”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koçeku

18 Qershor, 2026 5:32 pm
“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK
Aktualitet

“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK

18 Qershor, 2026 4:59 pm
Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë
Kronikë

Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë

18 Qershor, 2026 4:33 pm
Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit
Bota

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit

18 Qershor, 2026 3:37 pm
U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit
Kronikë

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit

18 Qershor, 2026 3:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin

18 Qershor, 2026 3:14 pm
Para
Grabitja në Rinas, gruaja e Muratajt kërcënon me vetëflijim: Ramës…

Grabitja në Rinas, gruaja e Muratajt kërcënon me vetëflijim: Ramës...

Sfidat e vaksinimit për njerëzit që nuk dalin dot nga shtëpia

Sfidat e vaksinimit për njerëzit që nuk dalin dot nga shtëpia

Mali i Zi, konfiskohen 222 kilogramë marijuanë

Mali i Zi, konfiskohen 222 kilogramë marijuanë
















TE FUNDIT

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
18 Qershor, 2026

Sot po mbahet në kryeqytet dita e 19-të e protestës jopartiake. Qytetarët nisën grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, por këtë herë...

Lexo më shumë

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
18 Qershor, 2026

Lufta nisi nga një ide e thjeshtë: Netanyahu e bindi Trumpin se mjaftonte një goditje e fortë për të ndryshuar...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
18 Qershor, 2026

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro amnistinë penale, e cila parashikon lirimin e menjëhershëm të 466 personave...

Lexo më shumë

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
18 Qershor, 2026

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}