Aktualitet

Video/ Fadromat dhe policia sërish te Bregu i Lumit, përplasje me banorët


               Publikuar në : 09:30 - 17/04/19 |
b.f

Mëngjesin e sotëm, fadromat kanë shkuar sërish te zona e Bregut të Lumit në Tiranë për të vijuar me prishjen e shtëpive. Eksponentë të Partisë Demokratike kanë qenë në vendngjarje, duke shpërndarë edhe video.

Sipas saj, situata është e tensionuar dhe banorët janë përplasur fizikisht me policinë teksa kundërshtojnë me forcë prishjen e banesave. Ata kërkojnë dëmshpërblim financiar sipas çmimit të tregut.

Nga ana tjetër, banorët shprehen se forcat policore janë më të shumta se herën e kaluar, kur policia përdori gaz lotsjellës për të nxjerrë nga shtëpitë banorët që kundërshtojnë prishjen e shtëpive. Policia ditë më parë përdori gaz lotsjellës ndaj banorëve me qëllim që t’i largonte nga shtëpitë e tyre./Opinion.al

Pas