InstaBIZ

Nuk fshihen më, pas 6 vitesh lidhje çifti hollivudian pranon dashurinë


               Publikuar në : 09:54 - 17/04/19 |
xhu lia

Prej 6 vitesh në mediat e huaja komentohet lidhja mes aktorëve të njohur të Hollywood, Jamie Fox dhe Katie Holmes.

Ata kanë qenë mjaft diskretë gjatë gjithë këtyre viteve, por duket se më në fund kanë vendosur të mos e fshehin më dashurinë e tyre.

Aktorët janë fotografuar dorë për dore në New York dhe nuk i janë fshehur më paparacëve. Ndonëse në shkurt të këtij viti u mendua se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, pas deklaratës së Foxx se ishte beqar, më në fund u konfirmua që në fakt janë ende bashkë.

Sipas “Daily Mail” arsyeja përse aktorët e kanë mbajtur kaq të fshehtë lidhjen e tyre ka qenë pikërisht prej fëmijëve përkatës.

Foxx ka një vajzë Corinne, 25 vjeç dhe Holmes, Surin nga martesa me aktorin Tom Cruise. Pak ditë më parë Katie dhe Jamie janë parë me vajzën e këtij të fundit, çka nënkupton se marrëdhënia e tyre është serioze.

Në foto ata duken të dashuruar, ndërkohë që i shohim të veshur ‘casual’ dhe sportivë./Opinion.al/

 

 

Pas