Aktualitet

Video/ “Edvin ki kujdes nga populli”, aktivisti: Protesta gjithandej si në 91’


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:29 - 11/03/22 |
Opi Nion

Aktivisti Fatmir Merkoçi, i pranishëm në protestën e sotme, para kryeministrisë u shpreh se tubimet nuk do ndalen deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat e qytetarëve.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama të ketë kujdes me popullin, pasi protestat janë shpërndarë në të gjitha qytetet.

Merkoçi gjithashtu bëri një krahasim me protestat e vitit ’91, kur u rrëzua regjimi komunist.

“Edvin je tall në mes të Italisë dhe ke thënë nuk kemi sindikata dhe hajdeni këtu. Vërtet në Shqipëri nuk ka sindikata se i keni bërë leva partie, por popullin nuk e bëni dot levë partie. E karburantin fillove ta ulësh nga ata që ti i quan oligarkë, por ata janë njerëzit e tu janë levat e tua.

Deklarove se çdo njeri në protestë që të quajti hajdut është një hajdut. Je pjellë e atij sistemi, Edvin! Këta njerëz do qëndrojnë këtu deri sa ti të ikësh apo të plotësosh kushtet e tyre, çdo kërkesë të tyre. Po të them edhe njëherë që në kërkesat janë edhe energjia dhe minimum jetik. Edvin, kujdes me popullin, se kjo protestë nuk është vetëm në Tiranë, është shpërndarë në gjithë Shqipërinë.  Si në 91’shin kur ra diktatori. Rama ik, Rama shporru”, tha ai.

Pas