Aktualitet

VIDEO/ Djali masakroi prindërit me thikë, flet babai: Kemi qenë mësues të dy, por nga fëmija çfarë nuk pret


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:37 - 21/06/18 |
b.f

Gjendja shëndetësore e dy të moshuarve Hasie e Destan Neziri që u plagosën një ditë më parë nga djali i tyre 25-vjeçar me thikë ka ardhur duke u përmirësuar. 75-vjecari është shtruar në repartin e kirurgjisë ndërsa bashkëshortja e tij pritet të dalë sot nga reanimacioni ku gjendet prej 24 orësh.

I moshuari i cili u sulmua me thikë ka treguar për Gazeta Shqiptare se i biri e kreu aktin në zemërim e sipër. Megjithatë, ai thotë se do ta falë djalin për veprimin e rëndë. I shtrirë në krevat dhe me frymëmarrje të rënduar, ku dallohen qartë se ku e ka goditur i biri, pasi janë të vendosura fashot, Destan Neziri, thekson: “Kemi qenë mësues të dy, ndërsa djali ka mbaruar gjimnazin. Unë e kam fëmijë dhe prej fëmijës çfarë nuk pret”.

Ndërsa në polici autori i krimit ka thënë: “Me prindërit u prish çdo gjë që kur u prezantova vajzën të cilën tani e kam të fejuar. Ata nuk e donin, dhe në shtëpi bëhej shpesh sherr”. Hajri Neziri 25 vjec ishte edhe i papune dhe kjo mund te kete renduar debatet ne familje. Ngjarja ndodhi pasditen e mërkurë në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, kurse të premten Hajri Neziri do të dalë për masë sigurie.

Pas