Kronikë

VIDEO/ Detaje nga aksidenti në Kolonjë, ndërrojnë jetë babë e bijë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:24 - 14/05/21 |
Opi Nion

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur ditën e sotme në Kolonjë të Lushnjes.

Bëhet me dije sipas News24 se ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Kolonjës teksa viktima kanë mbetur 2 anëtarë të së njëjtës familje, babë e bijë.

Sipas informacioneve makina ka humbur kontrollin dhe ka rënë përmbysë në një kanal në afërsi të rrugës.

Identiteti i viktimave ende nuk bëhet i ditur, teksa dhe autoritetet policore nuk kanë sjellë një njoftim zyrtar për ngjarjen.

“Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar“, sqaron policia./Opinion.al

Pas