Kronikë

Dy aksidente në 20 minuta në Tiranë,plagoset një i moshuar dhe një i mitur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:19 - 14/05/21 |
Opi Nion

Dy aksidente janë regjistruar për 20 minuta në kryeqytet. Policia bën me dije se rreth orës 13:55, në rrugën “Jordan Misja” mjeti kamion me drejtues E. K., ka aksidentuar shtetasin me inicialet G. R., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur rreth orës 14:15 , tek rreth-rrotullimi i “Komunës Parisit”. Mjeti  me drejtuese shtetasen S. P., 36 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë me iniciale E. Dh., rreth  8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve./Opinion.al

Pas