Aktualitet

VIDEO/ Çfarë po ndodh para protestës, më pak policë në shesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:13 - 20/05/20 |
Al Do

Aleanca për Mbrojtejen e Teatrit ka thirrur sot një protestë në orën 17:30. Disa minuta para nisjes së saj forcat e policisë janë mobilizuar në hyrje të pedonales në Bulevardin Zogu i Parë ku priten të mblidhen protestuesit.

Në pamjet nga vendi ku do të mbahet protesta tregojnë një numër më të ulët të forcave të policisë në krahasim me ditën e hënë.

Burime në media raportojnë për rreth 300 forca policie. Ndërkaq janë moblizuar gjithashtu edhe autobotët me ujë dhe forcat speciale të cilat do të vëzhgojnë nga taracat e godinave përreth.

Aktivistët kanë nistur të vendosin gjithashtu banderolat. Ajo që bie në sy është rrethimi i pjesës së hyrjes së pedonales me një shirit ku shkruhet “skenë krimi”. Në postera të tjerë ironizohet kryeministri Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

 

 

Ditën e hënë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbajti protestën e parë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ngjarje të cilën ata e kanë konsideruar një krim dhe kanë kërkuar hetim nga SPAK. Protesta e tyre është kundër qeverisë dhe gjithashtu kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj. Tubimi ishte paqësor dhe konsistoi në fjalime të disa prej aktivistëve të aleancës.

Robert Budina deklaroi në protestën e parë se ajo është e hapur për të gjithë ata që besojnë në kauzën e aktivistëve të teatrit. /Opinion.al

Pas