Aktualitet

Protesta për teatrin, pjesëmarrësit firmosin peticionin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:38 - 20/05/20 |
Al Do

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kanë vendosur të mbajnë një peticion lidhur me godinën e teatrit. Nënshkrimi i peticioni ka nisur ditën e sotme, disa minuta para protestës.

Në pamjet nga sheshi ku do të mbahet tubimi i paralajmëruar shihet një tavolinë ku aktivistët kanë vendosur letrat. Njerëzit firmosin peticionin me emër dhe mbiemër si dhe me numrin e dokumentit të identifikimit.

Aktori Neritan Liçaj thotë se nëpërmjet këtij peticioni kërkohet të rindërtohet godina e teatrit kombëtar ashtu siç ishte.

Ne duam ti tregojmë jo vetëm institucioneve shqiptare por edhe atyre ndëkombëtare që populli shqiptar e donte atë godinë ashtu siç ishte”, thotë Liçaj.

Regjisori Robert Budina tha se artistët dhe qytetarët janë bërë bashkë e do të firmosin një peticion për të rindërttuar Teatrin sërish aty ku ishte.

Ne fitojmë me dije, vendosmëri. Rama veprime mafioze, ne paqësore. Peticioni do të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë. Ne jemi artistë, kjo është forca jonë më e madhe. Ne duam të sjellim ndryshimin tek njeriu dhe jo tek forca e fizikja. Mund të ketë strategji për të shfryrë protestën, por ne nuk do lejojmë këtë gjë. Ne duam të zbardhet krimi që ka ndodhur në Teatër. Sot të gjitha materialet i kanë shkuar gazetave më të mëdha botërore. Kam marrë vesh se akuzat ndaj nesh mund të jenë edhe për terrorizëm, Rama po vepron si kamikaze në mes të Tiranës. Ne kemi lidhje me mediat e huaja dhe do të bëjmë me dije gjithçka”, tha regjisori Budina. /Opinion.al

 

Pas