-Shëndeti

VIDEO/ Çfarë dëmi i shkakton koronavirusi mushkërive


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:39 - 30/03/20 |
el ida

Spitali i Universitetit “George Washington” ka publikuar një video, e cila tregon dëmin që ka shkaktuar koronavirusi i ri tek një pacient 59-vjeçar që gëzonte shëndet të plotë, por që tashmë i duhet të marrë oksigjen përmes respiratorit.

“Nuk bëhet fjalë për një pacient 70 apo 80-vjeçar. Përveç tensionit të lartë, ai nuk ka asnjë sëmundje tjetër. Ai thjesht po jetonte jetën e tij kur u infektua”, tha për CNN dr. Keith Mortman, shefi i kirurgjisë torakale në spital.

Skanimi 3D tregon pasojat e dëmeve në mushkëritë e tij, ku pjesët e shënuara me ngjyrë të verdhë në video tregojnë përhapjen e infeksionit. Ashtu sic shihet edhe në video dëmi nuk është i kufizuar në një pjesë të vetme, por në të dy mushkëritë, çka tregon përhapjen e shpejtë dhe agresivitetin e tij.

E ndërsa trupi përpiqet ta luftojë, inflamacioni në mushkëri pengon marrjen e oksigjenit dhe largimin e dioksidit të karbonit. Kjo i shkakton pacientit marrjen e frymës dhe kollë.

“Dua që njerëzit ta shohin këtë video. Për të kuptuar se çfarë mund t’u bëjë ky virus. Duhet ta merrni seriozisht” tha Mortman./Opinion.al

Pas