InstaBIZ

Video/’Bihter’ shpërthen në lot, humb njeriun e dashur


               Publikuar në : 15:30 - 10/06/19 |
xhu lia

Aktorja e njohur turke Beren Saat ka humbur një ndër miqtë e saj më të ngushtë, fotografin 38-vjeçar Aykut Comert. Ai ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Aktorja e njohur për rolin e “Bihter” në  telenovelën “Dashuri e ndaluar” u shfaq së bashku me një grup miqsh në ceremoninë mortore të tij.

Gjithashtu me të ishte edhe bashkëshorti, me të cilin Saat është drejt divorcit. Në fotot dhe videot e publikuara në mediat turke shohim se aktorja ka shpërthyer në lot, ndërkohë që në rrjete sociale ajo  ka shkruar:

“Është shumë e vështirë të gjesh dikë që ndez një dritë për ty në kohë të vështira. Është pothuajse e pamundur që të gjesh dikë që të qëndrojë krah teje në heshtje kur arratisesh drejt errësirës, e madje të të çojë në atë gjendje sa të qeshësh më zë të lartë. Mallëngjimi për ty nuk do të përfundojë kurrë shok i dashur. Vallëzo me yjet edhe për mua”,- shkruan aktorja për mikun e saj të ndjerë./Opinion.al/

 

b1 b2
<
>

Pas