Aktualitet

Video/ Basha-investitorëve: Mos bëni kullë në stadium



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 03:00 - 06/05/16 |
b.f

Lulzim Basha ka shprehur edhe njëherë në Opinion qëndrimin e tij dhe të Partisë Demokratike kundër projektit me kullë të ndërtimit të Arenës Kombëtare. Basha ka kërcënuar investitorët që të mos harxhojnë para ose të marrin kredi për ndërtimin e kësaj kulle në stadium pasi do të kenë konseguenca financiare. “Ky projekt kështu si është konceptuar nuk është për sportdashësit por për klientët e qeverisë. Këtu ka një hapësirë të limituar në zonë monumentale. Jo çdo gjë mund të mblidhet te Blloku. Ky do Kulla. Kjo është një nga bëmat e Ramës. Ky stadium siç është konceptuar nuk është stadium por është një hu. Ne sportdashësve u njohim të drejtën e një stadiumi europian. Ndjesë që nuk e ndërtuam ne, dhe i garantojmë që ky stadium do të ndërtohet edhe pa kullë. Çdo investitor dhe çdo bankë që krediton këtë projekt është i paralajmëruar nga Partia Demokratike se do të mbajë konseguenca të plota materiale, financiare. E kuptojnë vetë ata se çfarë do të thotë. Është qëndrim për të mbrojtur interesat publike dhe jo kërcënim…”

 

 

KOMENTO (3)

Shkruaj nje koment

  1. Unaza e madhe? Plani urbanistik i Tiranës? RRUGA E KOMBIT qe siguron punë në turizmë? Anëtarsimi i NATO dhe aplikimi i anëtarsimi i BE? FILLIMI e dialoges për të HEQ vizat? Kush i ka bo këta mrekulli? KUSH? KUUUUUUSSSSSSHHHHHHHHHHH? DHE JU VOTONI SHULLAZAT DHE ORDINERAT NË PARLAMENT? TURP! TURRRRPPPPP!

  2. Unaza e madhe? Plani urbanistik i Tiranës? RRUGA E KOMBIT qe siguron punë në turizmë? Anëtarsimi i NATO dhe aplikimi i anëtarsimi i BE? FILLIMI e dialoges për të HEQ vizat? Kush i ka bo këta mrekulli? KUSH? KUUUUUUSSSSSSHHHHHHHHHHH? DHE JU VOTONI SHULLAZAT DHE ORDINERAT NË PARLAMENT? TURP! TURRRRPPPPP!

Pas