Aktualitet

Arrestohet çifti i bashkëshortëve, shfrytëzonin një grua për prostitucion



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 06:30 - 06/05/16 |
b.f

Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme në policinë e Vlorës, pas një pune hetimore 2 mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin dhe arrestimin në flagrancë të 3 personave që akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje të një lokali për ushtrimin e prostitucionit.

Të arrestuarit janë, Eqerem Ibrahimi, 62 – vjeç, Ylmie Ibrahimi, 58 – vjeç dhe A. H., 44 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Sipas policisë, Eqerem dhe Ylmie Ibrahimi, bashkëshortë me njëri-tjetrin, si dhe pronarë të lokalit “Sea” në lagjen “1 Maji”, përballë vendit të quajtur “Ish-fabrika e llampave”, kishin krijuar kushtet për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale për qëllime përfitimi, duke shfrytëzuar shtetasen A.H., për ushtrimin e prostitucionit kundrejt shumës së parave prej 3 mijë lekësh./Klan 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas