Lulzim Basha ka shprehur edhe njëherë në Opinion qëndrimin e tij dhe të Partisë Demokratike kundër projektit me kullë të ndërtimit të Arenës Kombëtare. Basha ka kërcënuar investitorët që të mos harxhojnë para ose të marrin kredi për ndërtimin e kësaj kulle në stadium pasi do të kenë konseguenca financiare. “Ky projekt kështu si është konceptuar nuk është për sportdashësit por për klientët e qeverisë. Këtu ka një hapësirë të limituar në zonë monumentale. Jo çdo gjë mund të mblidhet te Blloku. Ky do Kulla. Kjo është një nga bëmat e Ramës. Ky stadium siç është konceptuar nuk është stadium por është një hu. Ne sportdashësve u njohim të drejtën e një stadiumi europian. Ndjesë që nuk e ndërtuam ne, dhe i garantojmë që ky stadium do të ndërtohet edhe pa kullë. Çdo investitor dhe çdo bankë që krediton këtë projekt është i paralajmëruar nga Partia Demokratike se do të mbajë konseguenca të plota materiale, financiare. E kuptojnë vetë ata se çfarë do të thotë. Është qëndrim për të mbrojtur interesat publike dhe jo kërcënim…”