Bota

VIDEO/ Avioni iranian me 135 udhëtarë përfundon në autostradë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:12 - 27/01/20 |
el ida

Një avion iranian i Caspian Airlines ka përfunduar në autostradë pasi doli nga pista gjatë momentit të zbritjes por fatmirësisht, asnjë nga 135 udhëtarët në bord nuk u dëmtua nga incidenti në qytetin jugperëndimor Mahshahr.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se piloti kreu me vonesë manovrat e zbritjes dhe kjo bëri që avioni të përfundonte jashtë piste, ndërsa nga pamjet u pa që rrotat nuk ishin plotësisht të dala, për të bërë të mundur zbritjen.

Ky është incidenti i radhës që ndodh me avionët në Iran, pas atij që u rrëzua gabimisht nga forcat ushtarake natën e sulmit ndaj bazave amerikane në Irak.

Bashkimi Europian u ka ndaluar ose kufizuar dy linjave ajrore iraniane përdorimin e hapësirës ajrore për arsye sigurie. Ndërkaq, Irani kishte planifikuar që të modernizonte flotën e avionëve pas heqjes së sanksioneve në vitin 2015, si pjesë e marrëveshjes me fuqitë botërore, por në vitin 2018 administrata Trump u hoqi licencën kompanive amerikane për t’i shitur avionë Iranit./Opinion.al

Pas