Kronikë

Video/Armë dhe municion luftarak, arrestohet 36-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:35 - 10/07/20 |
Opi Nion

Një operacion antikanabis i koduar “Radovicka”, ka vënë në pranga një qytetar në Kolonjë, të cilit iu zbulua një arsenal me armë zjarri dhe konkretisht 3 automatikë, 1 pushkë dhe municion luftarak.

Sipas policisë, i arestuari është shtetasi D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Radovickë, Kolonjë.  Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e një banese në përdorim të këtij shtetasi, Policia gjeti të kultivuar disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.

“Po gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e 36-vjeçarit, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra”, njofton policia./Opinion.al

Pas