Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj, një nga personazhet publike që i është bashkuar protestave të ditëve të fundit para kryeministrisë për rritjen e çmimit të naftës dhe të ushqimeve ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të studentëve të Universitetit Bujqësor të cilën marshuan nga Instituti në drejtim të qendrës së kryeqytetit.
Binaj ka shpërndarë një video nga protesta ku shihen edhe forca të shumta policie që shoqërojnë vargun e studentëve gjatë marshimit.
“7 makina policie për studentë të pafajshëm sikur po ndjekin keqbërës”, ka shkruar Florjan Binaj krahas videos.