Aktualitet

Studenti-Ramës: Në 2018 tha që jemi ngelës, tani çfarë do na quash pabuksa?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:54 - 11/03/22 |
Opi Nion

Studentët e Universitetit Bujqësor kanë marshuar në këmbë nga Instituti drejt qendrës së Tiranës ditën e sotme duke protestuar kështu për rritjen e çmimit të naftës dhe të ushqimeve.

Në momentin kur ndaluan përpara Ministrisë së Arsimit, një prej tyre i është drejtuar kryeministrit Edi Rama duke thënë: 

“Na tha në 2018 se kanë dalë disa student ngelës në protestë. Tani kam një pyetje për Edi Ramën, çfarë jemi varfanjakë, pabuksa, lapera apo ndonjë nga ato fjalët që na ke mësuar ti”.

Studentët mbërritën më pas në qendër të qytetit, ku dhe deklaruan për mediat se do t’i bashkohen protestës së qytetarëve para Kryeministrisë në orën 17:00.

Pas